Analisti i futbollit, Arjan Peço në emisionin “Kampionët e Botës” u shpreh se Franca ka qenë prej fillimit favorite dhe se është ekipi më i mirë dhe skuadra për tu mundur.
“Franca ka qenë që prej fillimit favorite dhe me ecurinë e saj në këtë kampionat botëror në një farë mënyre i dha një garanci më tepër të gjithëve se Franca është ekipi më i mirë dhe që është ekipi për tu mundur. Po ashtu edhe Spanja që ndoshta nuk e filloi aq mirë kampionatin botëror, por me kalimin e grupit dhe pastaj në ndeshjet eliminatore u bë akoma më e fortë dhe është një ekip shumë i vështirë për tu mposhtur. Gjithashtu Argjentina që mendoj se është ekipi i vetëm që pati shumë vështirësi në kualifikim. Shënoi shumë golë por pësoi shumë gola. Edhe Anglia nuk ka treguar më të mirën e saj por janë ekipe që e kanë merituar”, tha Peço.
Komentatori, Alban Xhihani tha se gjysëmfinalet e botërorit këtë vit janë një fotokopje e asaj që ishte gjysëmfinalja e dy viteve më parë. Xhihani u shpreh se Argjentina ka pasur rrugëtimin më dramatik ndërsa Spanja atë më testuesin.
“Kjo është një fotokopje e asaj që ishte gjysëmfinalja e dy viteve më parë. Kishim Spanjën e Francën, ishte Anglia nuk ishte Hollanda është zëvendësuar me një kampione bote në fuqi siç është Argjentina. Katër vendet e para janë ndarë si me short. Është hera e parë që boterori ka pikërisht këto katër më të mirat në “final 4” nëse mund ta quajmë apo në gjysëmfinalet e kupës së botës. Mendoj se Argjentina ka pasur rrugëtimin më dramatik, por më të lehtin sa i përket emrave. Ndërsa Spanjë më testuesin”, tha Xhihani.
/tvklan.al












Botërori 2026 