Fituesi i etapës së parë të “Giro D’italia” Mads Pedersen, tregoi emcionet e tij pas këtij suksesi të rëndësishëm.

Danezi tregoi se fitorja edhi falë një pune të madhe, jo vetëm të tij, por të gjithë skuadrës së Lidl-Trek.

“Të fitosh etapën e parë dhe të veshësh fanellën rozë, është absolutisht fantastike! E pabesueshem se sa fort ka punuar ekipi. Jam i lumtur që mund t’ua shpërblej me këtë fitore. Plani ynë preçiz ishte të shtynim shumë fort në ngjitje e të bënin seleksionim në grup për sprintin. Gjithnjë duhet pasur kujdes nga Van Aert, është mjaft i fortë. Këtë herë isha në formë për të fituar! Është fanella e parë e liderit që mbaj veshur në një Xhiro të Madhe, është ndjesi e bukur!”, thotë fituesi Mads Pedersen.

Ndërsa fituesi i fanellës së kaltër, si çiklisti më i mirë në ngjitje, Silvin Monike, tha se përjetoi një surprizë të bukur dhe se objektivi i tij kryesor ishte që të merrte pikët.

Kurse Francesko Busato, që veshi fanellën e bardhë si i riu më i mirë në këtë etapë tha në konferencën për shtyp se nuk e priste këtë sukses dhe se është me të vërtetë special.

Klan News

/tvklan.al