Laçi është mbipopulluar sot nga mijëra pelegrinë që janë drejtuar për në kishën e Shën Ndout, e vendosur në kodrën mbi këtë qytet.
Pelegrinazhi i përvitshëm ka kulmuar sot me 13 qershor, ditën kushtuar Shën Ndout, me një ritual të përsëritur, ku ecja në këmbë drejt kodrës dhe ndezja e qirinjve janë të pashmangshme për besimtarët.
Besimtarët deklarojnë se besojnë tek ky vend i shenjtë, pasi nga të dhënat kjo kishë ka fuqi shëruese. Lutjet e tyre kërkojnë në të shpëtimin fizik dhe shpirtëror.
“Kemi ardhur edhe kur na kanë gjuajtur me hunj e shkopinj, kemi ardhur këtu e jemi paraqitur kemi qenë duke u bërë sakat. Edhe te trupi im që kam qenë duke u qërruar sysh, këtu kam gjetur vetë derman.”
“Ai bën mrekulli, Shën Ndou se kanë ardhur njerëz pa gojë e kanë shkuar me gojë, kanë ardhur njerëz pa sy e kanë shkuar me sy. Kanë ardhur njerëz të sëmurë në Barrelë e kanë shkuar me këmbët e veta.”
“Lus të kem fëmijët mirë, lus ë mos më bjerë njeri në qafë.”
“Për tu lutur për njerëzit e mi, për ët dashurit e mi. Për mbarësi, për fat për gjithçka.”
Kjo festë i ka fillimet e saj që pas vdekjes së Shën Antonit më 13 Qershor, rreth vitit 1250 ku sipas gojëdhënave për 13 të marta kanë ndodhur disa mrekullia./tvklan.al












Botërori 2026 