Bylis triumfoi minimalisht ndaj Dinamo City-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Abissnet Superiore.

Ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por me një fund dramatik.

Kur sfida ishte “gozhduar” në 0-0, dinamovitët kishin një mundësi të artë në fund të takimit për të kaluar në avantazh, por Dejvi Bregu gaboi nga penalltia.  

Në minutën e 96-të, sulmuesi gjuajti mbi traun e portës, duke shpërdoruar 11-metërshin. Kur nuk shënon, e pëson dhe kjo i ndodhi Dinamos.

Në minutën e 100-të, Bruno përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe shënoi, duke i dhënë fitoren 1-0 Bylisit.

Ky është triumfi i parë për ballshiotët në kampionat, ndërsa për Dinamon është humbja e dytë radhazi. /tvklan.al