Skema e pensioneve po shfaq shenja të qarta përmirësimi financiar, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të pensionistëve.
Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë vitit 2025, për çdo pensionist kishte rreth 1.15 kontribuues që paguanin sigurime shoqërore.
Ndërkohë deficiti i skemës zbriti në 10.2 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë një vit më parë, duke shënuar një ulje prej 32.4 për qind krahasuar me vitin 2022.
DEFICITI NE SKEMEN E PENSIONEVE
Deficiti 2022 21.3 mld leke
Deficiti 2023 14.6 mld leke
Deficit 2024 13.5 mld leke
Deficit 2025 10.2 mld lekë
Përmirësimi lidhet kryesisht me zgjerimin e bazës së kontribuuesve. Numri i personave që paguajnë kontribute arriti në afro 871 mijë në vitin 2025, rreth 26 mijë më shumë se një vit më parë dhe niveli më i lartë i regjistruar në vitet e fundit.
KONTRIUESIT NE SKEMEN E PENSIONEVE persona
Viti 2019 781,924
Viti 2020 747,872
Viti 2021 790,835
Viti 2022 801,305
Viti 2023 826,928
Viti 2024 843,867
Viti 2025 870,964
Nga ana tjetër, edhe numri i përfituesve vijon të rritet. Në vitin 2025 skema numëron rreth 755 mijë pensionistë, ndërsa mbi gjysma e tyre, rreth 354 mijë persona, përfitojnë pension të pjesshëm për shkak të viteve të pamjaftueshme të sigurimit.
PENSIONE TE PJESSHME
Ruale 32,461
Urbane 321,522
Gjithsej 353,983
Sipas raportit, pensionet rurale kanë pësuar rritjen më të madhe. Të ardhurat mesatare mujore për pensionistët e zonave rurale u rritën me 7.5 për qind, duke arritur në 11 mijë e 878 lekë, ndërsa pensionet urbane u rritën me 2.6 për qind, në mbi 20 mijë lekë në muaj.
TE ARDHURAT MUJORE TE PENSIONISTEVE leke
PENSIONE URBANE 20,123 +2.6%
PENSIONE RURALE 11,878 +7.5%
Ndikim në zgjerimin e skemës ka dhënë edhe formalizimi i bujqësisë. Numri i të vetëpunësuarve që paguajnë kontribute në këtë sektor u rrit nga 62 mijë në vitin 2022 në mbi 101 mijë në vitin 2025, duke sjellë më shumë të ardhura dhe duke lehtësuar barrën financiare të skemës së pensioneve.
TE VETEPUNESUAR NE BUJQESI persona
VITI 2022 62,070
VITI 2023 75,451
Viti 2024 88,866
Viti 2025 101,088
/tvklan.al












Botërori 2026 