E teksa popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes, ku nevojat për moshën e tretë mbeten të larta, për herë të parë ne vend do të ketë një shërbim të specializuar të Geriatrisë.
Ky shërbim do të nisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas do të shtrihet edhe në rajone të tjera të vendit, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit.
E përcaktuar si një nga pikat kryesore të programit të qeverisë 2025-2029, tashmë zyrtarisht nga shtatori do të hiqet kuzifimii moshës për pensionistët që kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas.
I njohur si check up, kontrolli bazë mjekësor kryhej vetëm nga personat e moshës 35 në 70 vjeç, duke përjashtuar të moshuarit mbi këtë moshë, të cilët kanë më shumë se dy diagnoza.
Heqja e kufizimit të moshës për check up ka qenë një sugjerim i vazhdueshëm edhe i ekspertëve të shëndetësisë.
Sipas tyre, kjo është e rëndësishme, pasi kjo kategori ka probleme të shumta shëndetësore.
Një nga problematikat që mund të kapet herët është fakti se 1 në 8 veta të moshës 70+ janë me demencë, dhe rreth 50% e tyre nuk e kanë zbuluar në kohë sëmundjen.
Bluzat e bardha shprehen se rritja e moshës për përfituesit e kontrollit mjekësor bazë do të ishte një nga mënyrat efikase për të ndihmuar moshën e tretë, ashtu siç veprohet edhe në vendet e Europës.
/tvklan.al












Botërori 2026 