Janë përcaktuar zyrtarisht vazot për shortin e kampionatit Europian të vitit 2028, i cili do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kombëtarja shqiptare së bashku me Kosovën ndodhen në vazon e tretë, që do të thotë se nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në fazën eliminatore të këtij kompeticioni.

Rrugëtimi nuk do të jetë aspak i lehtë pasi të dyja skuadrat shqiptare do të duhet të bëjnë llogaritë me rivalë të fortë të dy vazove të para ku ndodhen Spanja, Franca, Anglia, Holanda, Gjermania, Danimarka dhe Portugalia, ndërsa në të dytën skuadra si Turqia, Zvicra, Austria apo Suedia.

Por si funksonojnë eliminatoret e Europianit 2028? Shorti do të formojë 12 grupe, 6 do të kenë 4 skuadra dhe 6 do të kenë 5 skuadra.

Në Europian do të kualifikohen 12 skuadrat që renditen të parat në grupin e tyre dhe 8 të dytat më të mira. 4 vendet e tjera do të vendosen edhe nga fati i organizatorëve.

Duke qenë se janë 4 skuadra si Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda, të gjitha do të luajnë në eliminatore dhe nuk e kanë të sigurt kualifikimin.

Në rast se asnjë prej tyre nuk ia del në fushë atëherë do të zgjidhen me short nga UEFA 2 shtete mes tyre për të qenë në Europian.

Pjesa tjetër do të mbetet për ekipet e “Play Off”-it të Nations League dhe 4 skuadrave të tjera të vendeve të dyta. 

Një skenar i komplikuar që e detyron Shqipërinë të bëjë maksimumin në eliminatore për të siguruar direkt biletën në Europian. Shorti do të hidhet më 6 dhjetor.

/tvklan.al