Portugalia dhe Norvegjia janë dy kombëtaret që sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Luzitanët triumfuan me rezultatin 2-3 ndaj Uellsit. Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, por vetëm dy minuta më vonë David Brooks riktheu baraspeshën.

Në minutën e 40-të, Sorba Thomas kaloi Uellsin në avantazh, ndërsa Pedro Neto barazoi shifrat në të 43-tën.

Golin e fitores për Portugalinë e realizoi Carlos Forbs në minutën e 70-të. Edhe pse luzitanët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Pedro Netos, arritën të ruanin avantazhin deri në fund.

Me këtë sukses, Portugalia e mbyll grupin në vendin e parë me 11 pikë, duke siguruar një vend në çerekfinale, ndërsa Uellsi eliminohet me vetëm 3 pikë.

Në krahun tjetër, Norvegjia përmbysi Danimarkën në një ndeshje spektakolare, duke triumfuar 2-3. Danezët kaluan në avantazh me Hojlund dhe më pas dyfishuan rezultatin me Hojbjerg.

Norvegjia nisi reagimin me Erling Haaland, ndërsa Odegaard riktheu baraspeshën në minutën e 83-të, duke rihapur plotësisht sfidën.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Norvegjia fitoi një 11-metërsh, të cilin Haaland e shndërroi në gol, duke vulosur fitoren 2-3.

Me këtë realizim, sulmuesi norvegjez regjistroi edhe golin e tij të 67-të me fanellën e kombëtares. Kështu, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale me 9 pikë, ndërsa Danimarka mbyll rrugëtimin e saj në këtë edicion.

Klan News

/tvklan.al