Një incident ndodhi në një nga panelet e samitit dixhital që po zhvillohet në Beograd. Përfaqësuesve të Qendrës Inovative të Kosovës iu ndalua fjala nga organizatorët.

Mikrofoni iu dha një të pranishmeje nga salla, e cila tha se Kosova nuk duhej të konsiderohej si shtet i pavarur por si krahinë e Serbisë. Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli regoi duke e akuzuar Serbinë për provokim dhe kërkoi nga Bashkimi Europian të shprehë qëndrimin për këtë rast.

Tv Klan