Celine Dion dhuroi një performancë të jashtëzakonshme surprizë duke mbyllur sfilatën e modës të L’Oréal Paris.
Ngjarja e titulluar “Express Your Worth”, “shpreh vlerën tënde” e cila u zhvillua në Place Joffre në kuadër të Javës së Modës në Paris, pati si sfond Kullën Eiffel të ndriçuar.
Diva kanadeze u ngjit në pistë në mbyllje të sfilatës duke kënduar hitin e saj të famshëm të vitit 2002, “I’m Alive”, ku shkaktoi duartrokitje dhe ovacione të shumta nga publiku.
Ajo u shfaq tejet elegante e veshur me një fustan të zi të gjatë të kombinuar me bizhuteri nga Boucheron, me flokët e lëshuar.
Kendall Jenner udhëhoqi sfilatën e këtij viti, e ndjekur nga një përzgjedhje e jashtëzakonshme emrash të njohur të botës së modës dhe kinematografisë.
Në këtë pistë të hapur nuk parakaluan vetëm modele, por edhe aktore, atlete dhe ambasadore globale të markës, të veshura nga shtëpitë më të mëdha të modës.
Kjo paraqitje përkon me rikthimin e saj të madh në skenë përmes një serie koncertesh në Paris, ku L’Oréal Paris shërben si partneri zyrtar i bukurisë. Dion, ishte ambasadore e markës L’Oreal Paris në 2019.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
