Një aksident me 5 të plagosur ka ndodhur këtë të hënë në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqet. Burime zyrtare sqarojnë se në aksident u përfshinë 2 makina. 

“Automjeti“Benz” me targa AA 220CV me drejtues M.K., dhe makina Audi AA963FI me drejtues D.D”,

thotë policia, ndërsa shton:

“Si pasojë është lënduar pasagjerja e Benz E.K., e cila është dërguar në Q.S.U. Tiranë. Si dhe nga Audi kanë mbetur të lenduar drejtuesi i mjetit D.D, si dhe pasagjerët B.R., L.R, si dhe R.H edhe këta janë transportuar për në Q.S.U. Tiranë.”

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i Audit, por ende po punohet për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit.

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës ndodhen në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al