Tuneli i dytë i Thirrës, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, hapet këtë të premte, duke finalizuar projektin më të madh inxhinierik në vend.
Sipas Ministrisë së Transporteve, tuneli është në kushtet e tij optimale, ndaj, prej mesditës së të premtes, drejtuesit e automjeteve do të lëvizin lirshëm nën malin e Thirrës në të dy krahët e rrugës.
Në të gjithë gjatësinë e tij prej 5.6 kilometrash, ai është i pajisur me sinjalistikën orientuese, kamerat e sigurisë apo sistemet e alarmit.
Pas tre vitesh punimesh, kompania “Bechtel-Enka”, me hapjen e tunelit të dytë, mbyll përfundimisht kantierin e saj në vendin tonë për tu shpërngulur drejt Kosovës në vijimin ndërtimit të autostradës Morinë – Prishtinë.
Punimet në galerinë veriore të tunelit u ngadalësuan si pasojë e shembjes së një masivi gurësh, çka e detyroi kompaninë të bëjë punë shtesë dhe të shtyjë hapjen e tunelit./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 