Shkodra mirëpriti edicionin e 12 të “Ahengut Shkodran”. Qyteti u pushtua nga tingujt e muzikës popullore qytetare që u sollën nga mjeshtrat e muzikës shkodrane. Eventi u organizua në Muzeun Historik të qytetit ndërsa atmosfera fantastike u shijua nga qytetarë të shumtë e vizitorë.

“Emocionet janë gjithmonë të mira dhe pse jo ne marrim emocione prej publikut dhe japim emocione duke kënduar këngë të mrekullueshme qytetarë shkodrane.”

“Shkodrës nuk i mungojnë talentet dhe sidomos këngët popullore për çdo vit po zejnë vend dhe shpresoj që të rikthehet ajo traditë e këngës popullore që mos të humbasin këto vlera.”   

“Kënga shkodrane them që nuk duhet ta humbasim dhe pse të mos jem unë ai që ta trashëgoj këtë.”

Edhe edicioni i këtij viti të “Ahengut Shkodran” u organizua nga qendra kulturore Pjetër Gaci nën kujdesin e bashkisë së Shkodrës.

Klan News