Europa qendrore po përballet me përmbytje masive. Në shumë zona të Çekisë dhe Polonisë situata është kritike. Reshjet e shiut kanë dëmtuar një digë në Poloninë Jugperëndimore duke shkatuar dëme të mëdha.

Autoritetet vendore deklaruan se pavarësisht përpjekjeve, përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë. Dhjetra fshatra janë evakuar ndërsa qindra banesa tashmë janë nën ujë.

Për shkak të reshjeve të shiut niveli i ujit në lumin Elba është tejet kritik. Zyrtarët vendorë kanë lëshuar nivelin e tretë të alarmit për përmbytje ndërsa më shumë se 60 mijë familje çeke kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhive të forta. Zona e Mikulovicës, pranë kufirit polak, është e gjitha në ujë duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa e bujqësi.

Në qytetin jugor të Ceske Budejovice, zjarrfikësit kanë ngritur barriera për të shmangur përmbytjet.

Emergjencat në kryeqytetin Pragë kanë marrë masat për të ndalur vërshimin e lumit Vëltava ndërsa transpoirti publik është pezulluar.

Meteorologët thonë se situata pritet të përkeqësohet në mesjavë. Në Austri në 42 komuna është shpallur gjendja e katastrofës. Dy lumenjtë Kamp dhe Kremps kanë dalë nga shtrati në shumë zona ndërsa autoritetet thonë se Danubi mund të arrijë nivele rekord.

Në Rumani ka shkuar në 5 numri i viktimave për shkak të përmbytjeve. Ekipet e emergjencës kanë shpëtuar rreth 130 persona në qarqet lindore të Galatis dhe Vasluit.

Klan News