Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident që ka ndodhur të premten në Rrugën Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.

Sipas policisë, mjeti tip “BMW”, i drejtuar nga N.M., banues në Bajram-Curri, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues 53-vjeçari F.D., banues në fshatin Dushaj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën 64-vjeçari M.D., vëllai i drejtuesit të “Benz”-it, që nga ana e tij ka mbetur i plagosur sëbashku me pasagjerin tjetër në makinë, 7-vjeçarin E.H.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës Tiranë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e “BMW”-së, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al