Policia e Beratit ka arrestuar një 40-vjeçar i cili me automjetin e tij ka aksidentuar për vdekje 50-vjeçarin, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Sipas asaj që njofton Policia, i arrestuari është banues në Berat teksa ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kuçovës.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur tek rruga e Kuçovës, ju informojmë se Sektori i Qarkullimit Rrugor, arrestoi shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, aksidentoi me vdekje shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë”, njofton Policia ndër të tjera.

/tvklan.al