Papa Leoni, i cili është në një tur historik në Afrikë, ka minimizuar tensionet e fundit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke theksuar se deklaratat e tij të fundit nuk kishin për qëllim të provokonin një debat të ri me kreun e shtetit amerikan.
Papa, i cili është vizitori i tretë si Papë në Angola pas Shën Gjon Palit II dhe Benediktit XVI, pritet të takohet me presidentin e këtij vendi, Joao Lourenco, dhe të mbajë një fjalim për popullatën katolike të shtetit afrikan.
Ky udhëtim vjen pas komenteve të Papa Leonit për luftën SHBA-Izrael në Iran, të cilat shkaktuan një përplasje publike me Trump. Donald Trump, duke kritikuar Papën për qëndrimin e tij, e quajti atë “të dobët për sigurinë” dhe kritikoi politikën e tij të jashtme.
Trump madje publikoi një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale të tij si Jezu Krishti, i cili shkaktoi një reagim nga liderët e feve të ndryshme. Në përgjigje, Papa Leoni theksoi angazhimin e tij për të folur për çështje globale, përfshirë moralin e luftës.
Deklaratat e Papës gjatë vizitës në Kamerun, ku ai dënoi veprimet e “tiraneve” globalë, u panë si një kritikë indirekte ndaj zyrtarëve të SHBA-ve, megjithëse ai nuk atakoi direkt komentet e Trump.
Duke folur për gazetarët në Angola, Papa sqaroi se komentet e tij mbi luftën ishin bërë shumë kohë përpara përplasjeve të fundit publike dhe se nuk kishte për qëllim të nisë një debat të ri me presidentin e SHBA-ve.
Vizita e Papës në Angola ka një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh sfidat që ka kaluar vendi. Angola, e cila ka kaluar një luftë civile 27-vjeçare, ka pasur probleme me korrupsionin dhe keq-shfrytëzimin e pasurive të saj natyrore. Papa Leoni ka mbështetur vazhdimisht drejtësinë, duke iu kërkuar liderëve në Afrikë të adresojnë korrupsionin dhe shfrytëzimin e burimeve të kontinentit, dhe mesazhi i tij për paqe pritet të jape shpresë në Angola, ku një pjesë e madhe e popullsisë jeton në varfëri.
/tvklan.al












Botërori 2026 
