Mbështetës të qeverisë proeuropiane të Polonisë u mblodhën të martën përpara Gjykatës Kushtetuese dhe Pallatit Presidencial në Varshavë, në një kohë kur gjyqtarët po zhvillonin një mbledhje të përgjithshme, pas disa ditë protestash lidhur me krizën në sistemin gjyqësor të vendit.
Protestuesit shprehën mbështetjen për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Zoti President, duart larg nga Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa valëvitën flamujt polakë dhe ata të Bashkimit Europian dhe kënduan himnin kombëtar.
Pensionistja Julie Walecka u shpreh se çështja më e rëndësishme për Poloninë është garantimi i sundimit të ligjit. Ajo kritikoi gjithashtu ata që, sipas saj, nxisin qytetarët të veprojnë kundër vendimeve të qeverisë aktuale.
“Besoj se sundimi i ligjit është aktualisht çështja më e rëndësishme që garantuar në Poloni. Nuk jam dakord me qëndrimet e atyre njerëzve që qëndrojnë atje, me drejtuesit e tyre, të cilët i nxisin të veprojnë kundër vendimeve të qeverisë aktuale”, tha Julie Walecka.
Kriza për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, e shpërthyer gjatë fundjavës, ka përshkallëzuar përplasjen mes presidentit nacionalist të Polonisë dhe qeverisë proeuropiane.
Përplasja për Gjykatën Kushtetuese në Poloni nisi që në vitin 2015, kur partia nacionaliste PiS emëroi gjyqtarë në vende që ishin tashmë të plotësuara. Kriza u përshkallëzua në mars 2026, kur presidenti KarolNawrocki refuzoi të betonte katër nga gjashtë gjyqtarët e rinj të zgjedhur nga parlamenti, ndërsa në fund të tetorit pezullimi i drejtuesit të gjykatës nga një prej gjyqtareve ndezi një tjetër përplasje mes presidentit dhe qeverisë.
Ndërkohë, Komisioni Europian deklaroi se po i monitoron nga afër zhvillimet, duke theksuar se autoritetet polake duhet të garantojnë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin e Bashkimit Europian.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
