Pas përfundimit të audicioneve, vjen me fazën e “Vilave të jurisë”. Përballja e fundit para se të prekin skenën e madhe në netët live. Katër skuadra: vajzat, djemtë, junior dhe kids. Nga 40 konkurrentë në garë vetëm 18 prej tyre do të kalojnë në netët live.
Emocionet shtohen dhe bashkë me to përgjegjësia e mentorëve të secilës skuadër për të bërë zgjedhjen e duhur. Kantautori i njohur Pirro Çako është mentor i kategorisë “junior”.
Për të pasur më shumë transparencë dhe mbështetje në procesin e përzgjedhjes, ai zbuloi edhe surprizën e mbrëmjes! Krah tij në këtë fazë do jetë Xhensila Myrtezaj, e cila do ta shoqërojë në këtë sfidë të vështirë mes talenteve të jashtëzakonshëm.
Pirro Çako: Kategoria juaj është shumë e vështirë, sepse mes jush ka shumë talente, të mos them që janë të gjitha talent dhe për mua është një ditë shumë e vështirë për të zgjedhur atë të duhurin. Kështu që kam bërë një surprizë edhe ju edhe vetes, për të pasur një mendim akoma për transparent dhe një ndihmesë. Kam thirrur këtu një kolege time, një artiste shumë të talentuar, Xhensila Myrtezaj.
Xhensila Myrtezaj: Të falenderoj shumë për këtë përgjegjësi të bukur që më dhe. Është shumë bukur kur përsëritet historia në një formë tjetër. Unë dikur kam qenë te “Gjeniu i Vogël”, për ata që nuk e dinë Gaqo Çako ka qenë pjesë e jurisë dhe ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua dhe sot biri i tij më zgjedh mua për të bërë këtë lloj ndihmese. Shpresoj shumë që të bëjë më të mirën sot.
/tvklan.al












Botërori 2026 
