Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në përgjigje të tentativës së Teheranit per të goditur forcat amerikane në rajon.
Komanda Qendrore amerikane tha se shënjestroi qendrat e komandës ushtarake, objektet e raketave dhe dronëve, vendet e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare.
Mediat shtetërore iraniane thanë se dy persona u plagosën në sulmet në ishullin Qeshm në Ngushticën e Hormuzit dhe se shpërthime u raportuan gjithashtu në provincën Khuzestan në veriperëndim.
Më herët, mbrojtja ajrore e Jordanisë tha se rrëzoi pesë raketa të lëshuara nga Irani.
Ndërkohë një dron goditi një cisternë gazi në pronësi amerikane në portin mesdhetar Damietta të Egjiptit, tha firma britanike e sigurisë detare Ambrey.
Një deklaratë nga ministria e naftës e Egjiptit konfirmoi një zjarr në port, por nuk përmendi një sulm me dron.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte përgjegjës për incidentin, i cili ndodhi pasi Irani kreu një sulm me raketa kundër forcave amerikane në Jordani, ndersa Uashingtoni dhe Arabia Saudite goditën grupet paramilitare të mbështetura nga Irani në Irak.
Droni goditi cisternën lundruese të magazinimit Energos Ëinter, duke shkaktuar një zjarr që u përhap në një anije tjetër, thanë për Reuters tre burime tregtare.
Presidenti amerikan Donald Trump u informua për incidentin dhe tha se çdo gjë do të sqarohet në vijim. Kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Iranin se goditjet do të vazhdojnë.
“Jam informuar për rastin, por çdo gjë do të sqarohet. Ndërkohë, do ta godasim shumë fort Iranin sepse është radha jonë. Po na kërkojnë të mos e bëjmë, u përpoqën të na sulmonin. Pra, është radha jonë, dhe do të shohim nëse do të arrijmë një marrëveshje në një moment, por deri atëhere do t’i godasim shumë fort”, tha Trump.
Presidenti Trump reagoi edhe per raportet se Kina do te furnizoje Iranin me 400 sisteme kunderajrore.
“Gjëra të tilla ndodhin, edhe pse është e habitshme. Presidenti Xi me tha me bindje se nuk do të përfshihej dhe ai e di që unë do të isha shumë i zhgënjyer”, tha Trump.
Ndërkohë çmimi i naftës në tregje u rrit ndjeshëm. Nafta e papërpunuar Brent u shit me më shumë se 8% duke e çuar çmimin referues mbi 90 dollarë për fuçi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 