Dy ditë pas ngordhjes së tonelatave peshk në rezervuarin e Kasharajt në Lushnje ka nisur pastrimi i zonës.

Në këtë punë janë angazhuar forcat e ushtrisë dhe punëpunëtorët e bashkisë Lushnje. Thasët me gjallesat e ngordhura do të groposen në ish-fushën e aviacionit në Pluk, një fushë e cila sipas bashkisë është e miratuar dhe e studiuar nga specialistët e fushës.

Për të parë situatën nga afër ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Sipas tij do punohet për largimin e një rrjete të madhe peshkimi e cila ka bllokuar hyrjen shkarkuese të rezervuarit.

Shkarkimi i ujit të rezervuarit ka nisur për shkak të një investimi që do të bëhej nga bashkia në përforcimin e shkarkuesit të ujit, pasi në vitin 2024 komiteti i digave kishte përcaktuar një rrezik çarjeje këtë digë.

Firma Fled Shpk e cila do të kryente punimet ka nisur shkarkimin 6 muaj më parë. Ajo që nuk dihej ishte sasia e peshkut që ishte në rezervuar dhe vendosja e rrjetës.

Vlera e projektit është 330 milion lekë të vjetra për 120 ditë të rehabilitimit të shkarkuesit të rezervuarit.

Policia ka nisur një hetim kryesisht për gjetjen e fajtorëve që krijuan këtë situatë. Deri tani janë marrë në pyetje drejtuesit e firmës, administratori i rasatit të peshkut, personi që e ka patur liqenin për peshkim.

/tvklan.al