Ekspertët në Izrael kanë bërë të ditur se vaksina është në gjendje të neutralizojë të gjitha variantet

Izraeli ka bërë të ditur se vaksina Pfizer/Biontech me të cilën ka vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë, së fundmi ka treguar një ulje të efektivitetit.

Rënia përkoi me përhapjen e variantit Delta dhe fundin e kufizimeve të distancimit shoqëror në Izrael. Efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes simptomatike ra në 64%. Në të njëjtën kohë vaksina ishte 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe sëmundjeve të rënda nga koronavirusi.

Sidoqoftë zyrtarët e Ministrisë botuan një raport në Maj se dy doza të vaksinës së Pfizer siguruan më shumë se 95% mbrojtje kundër infeksionit, shtrimit në spital dhe sëmundjes së rëndë. Një zëdhënës i Pfizer nuk pranoi të komentonte mbi të dhënat nga Izraeli, por citoi kërkime të tjera që tregojnë se antitrupat e shkaktuar nga vaksina ishin akoma në gjendje të neutralizonin të gjitha variantet e testuara, përfshirë Delta, megjithëse me forcë të zvogëluar.

Rreth 60% e popullsisë 9.3 milionëshe të Izraelit kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer në një fushatë që pa raste të përditshme të binin nga më shumë se 10,000. Kjo e nxiti Izraelin të hiqte gati të gjitha distancat shoqërore, si dhe kërkesën për të mbajtur maska, megjithëse kjo e fundit u rivendos pjesërisht ditët e fundit. Në të njëjtën kohë Delta, e cila është bërë një variant global mbizotërues i koronavirusit, filloi të përhapet.

Që atëherë rastet e përditshme janë rritur gradualisht. Shkencëtarët janë shprehur se vendi nuk kishte gjasa të përjetonte nivele të larta të shtrimeve në spital pasi ka shumë më pak të sëmurë në gjendje kritike.

Klan News