Plani i administratës Bush për nxjerrjen nga kriza të ekonomisë është shumë pranë zyrtarizmit, pas 2 ditësh bisedimesh të ngjeshura, ligjvënësit në kongres kanë arritur një marrëveshje në parim mbi paketën 700 miliard dollarësh. Marrëveshja nënkupton se ligjvënësit që deri tani kundërshtuan koston e tij do të bien dakord për miratimin pas ndryshimeve të bëra për sa i përket blerjes nga shteti të kredive të këqija.

Sipas CNN nën marrëveshjen e arritur programi i shpëtimit do të mbikëqyret jo vetëm nga thesari, por edhe senati dhe Federal Reserve. Pas miratimit dhe dekretimit nga presidenti fondi prej 700 miliard dollarësh do të lëvrohet në disa faza, 250 miliard do të jepen që në fillim duke u shoqëruar me një sistem sigurie për të mbuluar rënien e vleftës së aksioneve të firmave kreditore dhe për të reduktuar humbjet e taksapaguesve.

Anketat tregojnë se 40% e amerikanëve e kundërshtojnë planin e qeverisë madje edhe në prag të finalizimit të marrëveshjes formale disa senatorë vazhdojnë ta quajnë atë socializëm kazinosh. Efektet e krizës financiare të Shteteve të Basjkuara po ndihen anë e kënd botës. Në Londër banka veç rrezikut të falimentimit të një prej bankave më të mëdha Bradford and Bingley, një milioner i vendosur nën presionin e humbjeve të pallogaritshme të bankës ku ai punonte vrau veten.

Banka kishte aksione  në dy institucione të rëndësishme financiare dhe çmimet e tyre pësuan një rënie drastike. I vënë përballë këtyre humbjeve 47-vjeçari Kerk Stifenson, u hodh para një treni të shpejtësisë së lartë duke lënë pas gruan e tij dhe djalin 8 vjeç./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle