Nuk është një pamje që jemi mësuar ta shohim shpesh.
Jemi në ditët e para të tetorit dhe qytetarët të shumtë zgjedhin që ti drejtohen bregdetit jonian.
Mes vizitorëve, në Vlorë ka edhe shumë turistë të huaj. Ata janë nga vende të ndryshme të Europës ndërsa vlerësojnë qetësinë dhe kushtet e plazhit përtej fluksit të sezonit veror.
Edhe pushuesit vendas thonë se kjo periudhë është ideale për të pushuar.
Referuar të dhënave nga operatorët turistikë ka një numër të lartë rezervimesh për të pushuar në Vlorë gjatë muajit tetor.
Përfaqësuesit e hoteleri turizmit presin që ndihmuar edhe nga kushtet e motit sezoni të zgjatet deri në fillim të nëntorit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 