Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës teksa po transportonin drejt kufirit me Malin e Zi 15 emigrantë nga Afrika që synonin të kalonin ilegalisht në shtetin tjetër.

Një 22-vjeçar dhe një 19-vjeçar kanë rënë në pranga ndërsa është sekuestruar dhe automjeti tip furgon, me të cilin po transportonin emigrantët e paligjshëm.

“DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Halfëay”, goditet një rast i dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

Arrestohen 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke   transportuar me furgon, kundrejt pagesës, 15 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.      

Sekuestrohet automjeti. 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër,  në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Halfëay”.   

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Vukpalaj, afër kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me një automjet furgon, 15 emigantë nga vende të Afrikës që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/tvklan.al