Pas gati një vitit në kërkim Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Enton Dushajn. 39-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata i ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.

Enton Dushaj kërkohej për ngjarjen e ndodhur  më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri,  ku është vrarë me armë zjarri Valter Fjerza.

Dushaj u arrestua në rrugën e fshatit Dobraç, pasi ishte duke lëvizur me një motomjet. Arrestimi i tij u bë i mundur fal informacioneve që kishin marrë uniformat blu të Shkodrës për vendndodhjen e këtij të fundit.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Klodian Mhilli. Ky i fundit sipas policisë ishte konfliktuar në lokalin e fshatin Hot i Ri me vëllain e viktimës, Kol Fjerza ndërsa shkak është bërë parkimi i një automjeti.

 Pas sherrit Mhilli ka shkuar në banesë. Ka marrë armën kallashnikov dhe është kthyer sërish në vendngjarje. Ka qëlluar në drejtim të 33 -vjecarit Valter Fjerza i cili ishte duke shkuar drejt lokalit.  Ishin familjarët të cilët e gjetën Fjerëzën në rrugë pa shenja jete pasi nuk mundin tu mbijetonte plagëve të marra. Autori dhe viktima ishin fqinj me njëri tjetrin ndërsa 33-vjeçari nuk njihej si person problematik.

Klan News