Klodian Branko: “Rreth orës 19:18 minuta shërbimet e policisë kufitare kanë konstatuar se në Liqenin e Butrintit mbas parkut tek ish-peshkimi, një grup i përbërë prej 20-25 personash në tentativë për të kaluar në bregun tjetër të liqenit në vendin e quajtur Bufi për t’ju shmangur postbllokut të shërbimet të policisë kufitare të dislokuara pranë vendit të quajtur Lundra duke përdorur 2 varka druri, kanë tentuar të kalojnë nga Butrinti për në Xarrë. Pasi kanë lundruar rreth 60 m nga bregu, njëra nga varkat është përmbysur dhe personat kanë rënë në ujë. Patrullat e policisë kufitare sapo kanë konstatuar aksidentin kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme për tu dhënë ndihmë personave të përfshirë duke bërë të mundur shpëtimin e 7 personave. Me mbërritjen në ora 19:30 të përforcimeve nga komisariati i policisë kufitare dhe të rendit të Sarandës, ambulanca dhe mjekë të spitalit të Sarandës është bërë e mundur dhënia e ndihmës për persona të përfshirë në këtë ngjarje. Nga kontrolli i ushtruar rezulton se është mbytur shtetasja Elvira Demir Jaho, 22-vjeç banuese në fshatin Lapardha, Berat foshnja e saj me inicialet K. J 3 muajshe. Identifikimet e dy viktimave e bëri shtetasi Dritan Bahir Jaho, 27-vjeç i cili është përkatësisht bashkëshorti dhe babai i viktimave, i mbijetuar i cili është shpëtuar nga forcat e policisë kufitare pasi ishte në ujë duke u mbytur dhe shoqëruar për spital ku ndodhej në gjendje shoku. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se varka përmbytëse ishte prej druri dhe përdorej nga peshkatarët për gjuetinë e midhjeve dhe në të kanë hipur 3 persona të cilat kishin si destinacion kalimin e kufirit tokësorë nga fshati Xarrë e më tej në Konispol për të kaluar në Greqi. Deri tani janë shoqëruar 24 persona për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjen mes tyre shtetasi Ahmet Bushi, 52-vjeç nga Qafgjashta dhe Ilir Meta, 33-vjeç nga Vrina të dyshuar respektivisht si pronari dhe drejtuesi i varkës së përmbysur. Në komisariatin e policisë Sarandë ndodhen tash drejtues të qarkut Vlorë të cilët së bashku me drejtuesit e sektorit tanë të trafiqeve të policisë shtetit po menaxhojnë situatën dhe po zhvillojnë hetime intensive për të përcaktuar rrethanat, shkaqet dhe personat përgjegjës për këtë aksident”./tvklan.al