Në kuadër të realizimit të ceremonisë së lamtumirës të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ish-drejtues i lartë i strukturave policore në nivel vendor, i cili u nda nga jeta më datë 08.04.2017, nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, do te organizohen homazhet ditën e sotme nga ora 12:00-13:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.