Policia e Shtetit ka referuar në prokurori 37 nga 54 denoncime në total, të dyshuara për shit-blerje votash.
Ato janë depozituar nga qytetarë apo përfaqësues të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 Majit.
Për të administruar këto kallëzime në të gjithë vendin u angazhuan rreth 813 specialistë të hetimit të krimeve të trajnuar posaçërisht për këtë proces.
Pjesë e këtij trajtimi ishin dhe mbi 6000 efektivë të tjerë me uniformë, nga të cilët 5300 prej tyre do të kalojnë në gatishmëri prej datës 10 Maj kur do të marrin në ruajtje 93 objekte zgjedhore si 5225 qendra votimi në të gjithë vendin.
Ditën e zgjedhjeve të gjithë këto qendra do u dorëzohen KQZ-së e më pas policia do të tërhiqet në vendgrumbullimet e përcaktuara për tu rikthyer në orën 19:00 kur bëhet dhe shoqërimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-ve.
Ndërhyrja e tyre gjatë procesit të votimit do të jetë i nevojshëm vetëm në rastet kur kërkohet nga përfaqësues të KZAZ apo KQZ.
Për të garantuar një proces të lirë votimi uniformat blu apelojnë për qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën për të votuar apo tjetërsimin e vullnetit të tyre.
Tv Klan