Politika shqiptare sot është në zi. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.

Bogdani humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak teksa ka qenë duke konsumuar kafe në një lokal të njohuar në qendër të kryeqytetit. Ai u ndje keq dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, aty mbërriti pa shenja jete.

Ndërkohë, politika ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit.

Të djathtë e të majtë janë shprehur të tronditur për largimin e parkohshëm nga jeta të 44-vjeçarit Bogdani.