Jozefina Topalli:Se pari dua të them se ky është një gëzim që ne ndajmë të gjithë bashkë, me shqiptarët në Kosovë, me shqiptarët në Shqipëri, me shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo që ato janë. Finalizimi i një procesi shumë shekullor, sot me të drejtë ët gjithë shqiptarët në Kosovë kanë të drejtë or të qenë krenarë për arritjen që ishte ëndrra e baballarëve, e gjyshërve, stërgjyshërve e brezave të tërë që luftuan për këtë ditë aq të madhe. Është një pikë kthese në historinë e shqiptarëve, 17 shkurti është një datë që do mbes një datë historike mbas asaj të 1912 si data më e veçantë më e jashtëzakonshme. Gjatë këtij viti them me bindje të plotë se Kosova ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, Kosova sot është me kushtetutë, Kosova bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, Kosova ka presidentin, qeverinë dhe institucionet e saj, Kosova ka flamurin e saj. Pasaporta e Kosovës është  nderuar nga shumë vende të tjera të botës që e kanë njohur atë, natyrisht përpara vazhdojnë sfida të mëdha ashtu si edhe në Shqipëri të reformave të mëdha ekonomike. Unë gjithmonë kujtoj një shprehje të një miku nga parlamenti britanik i cili më thoshte, kur diskutonim për 17 vitet e parlamentarizmit në Shqipëri edhe të arritjeve të Shqipërisë se historia jonë është një histori parlamentarizmi 1000 vjeçare. Imagjinoni çfarë duhet të themi në këtë rast për Kosovën, është një gjë, është një ëndërr, është një gjë e paimagjinueshme. Natyrisht sfidat e 2009 janë sfidë si për Kosovën, si për Shqipërinë, për rajonin, por gjëja më e bukur është se në këtë rajon nuk ka më luftëra, nuk ndodhi ajo që dikush mendonte se mund të destabilizojë më keq, nuk ndodhi që serbët që jetojnë aty në minoritet të largohen, përkundrazi ka përpjekje të jashtëzakonshme nga të gjithë forcat politike për të ndërtuar këtë shtet të ri dhe për të vazhduar në integrimin e tij në organizata të ndryshme ndërkombëtare.”

Edi Rama:Është fakt që vitet e lirisë kalojnë shumë më shpejt se ato të skllavërisë dhe duket sikur dita e pavarësisë së Kosovës ka qenë dje ndërkohë ka kaluar një vit dhe unë dua të shpresoj që qytetarët dhe qytetaret e Kosovës që janë sot më të kënaqur jo thjesht me faktin që Kosova është sot e pavarur, por edhe sepse qeveria e Kosovës po bën për ta dhe po u shërben atyre ashtu sikundër ata e meritojnë dhe nga ana tjetër unë dua të shpresoj që  qytetarët dhe qytetaret e Kosovës do të marrin ende më shumë nga frytet e lirisë pa humbur kohë duke pasur përditë e më shimë, punë, rrugë, shpresë në këtë kuptim unë dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar festën e pavarësisë dhe njëkohësisht të uroj nga zemra që ditë edhe më të mira të vinën dhe që një perspektivë ende më e hapur dita ditës, muaj pas muajve, vit pas viti ë jetë përpara fëmijëve të Kosovës që sigurisht meritojnë më shumë. Ky është një proces i pakthyeshëm dhe pa asnjë dyshim edhe mozaiku i vendeve që pranojnë pavarësinë  dhe e njohin Kosovën si shtet evropian jo vetëm të lirë, por edhe të pavarur në Evropë, do të shkojë duke u plotësuar…/tvklan.al