Siguria në internet do të jetë hapi i radhës që do të hedhë qeveria në mënyrë që të ruhet privatësia për çdo qytetar. Kështu u shpreh Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, gjatë konferencës me temë “Një internet më i sigurt përmes kooperimit”. Ai ka kërkuar nga kompanitë furnizuese me internet që të jenë sa më bashkëpunuese në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Genc Pollo: “Përgjegjësimi i të gjithë aktorëve për rëndësinë veçantë që ka mbrojtja e privatësisë, të dhënave personale me dinjitetin individual të çdo përdoruesi  është një proces shumë i rëndësishëm dhe që duhet të ushqehet në mënyrë të vazhdueshme. Nuk mund të lejojmë humbjen e besimit të qytetarit apo biznesit në qoftë se ne duam të kemi përfitimet potenciale të ekonomisë digjitale.”

Gjithashtu, Ministri Pollo tha se legjislacioni i hartuar pak kohë më parë për krimin kibernetik është mjaft i rëndësishëm pasi do të ulë kriminalitetin në këtë fushë, në këtë kohë kur interneti po përhapet masivisht./tvklan.al

Gazetar: Edjol Halilaj

/tvklan.al