Andrej Duda, Presidenti i Polonisë ka kritikuar BE për shtyrjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në vjeshtë. Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, pjesë e procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Poznan të Polonisë, Duda ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga këto 2 vendeve çka sipas tij duhet të ishte një arsye kyçe që ato të kishin nisur tashmë procesin e përgatitjes për anëtarësimin.

“Bashkimi Europian nuk duhet t’i trajtojë vendet e Ballkanit në këtë mënyrë, në një kohë kur ato po ndërmarrin reforma të vështira, që kanë si qëllim integrimin në të ardhmen. Këto vende kanë plotësuar kriteret për të çuar përpara bisedimet. ”

Gjatë samitit të Poznan Kryeministri Rama ka zhvilluar takim dhe homologun e tij francez, kryeministri Eduard Philip, me të cilin ka diskutuar për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe e ka njohur me reformat e në mënyrë të veçantë, atë në drejtësi.

Në nisjen e samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor, kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideroi fazën ku ndodhet rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE si të vështirë. Ndërsa komisioneri në ikje për Zgjerimin, Johannes Hahn bëri thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor.

Samiti i Poznan shihet dhe si ndihmë orientuese për politikat ndaj rajonit për drejtuesit e rinj të Komisionit Europian.

Tv Klan