Poni mbylli netët në Kalanë e Ali Pashës, Porto Palermo Festival, edicioni i 6‑të. Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo mirëpriti mbrëmjen e fundit artistike të këtij edicioni në hapësirën e saj historike.
Në një natë ku muzika u ndërthur me atmosferën e veçantë të kalasë dhe peizazhin e Jonit, ishte Poni ajo që solli në skenë repertorin e saj, duke krijuar një tjetër moment të veçantë për publikun e Porto Palermo Festival.
Me energjinë dhe interpretimin e saj, Poni e shndërroi këtë natë në një festë të muzikës shqiptare, duke mbajtur publikun të përfshirë përgjatë gjithë mbrëmjes. Përgjatë ditëve të festivalit, Kalaja e Ali Pashës ka pritur artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke u kthyer edhe këtë vit në një nga skenat më të veçanta kulturore të jugut.
Nga muzika klasike dhe bashkëkohore, te tingujt tradicionalë, jazz‑i dhe performancat e artistëve shqiptarë, çdo mbrëmje ka sjellë një tjetër dimension të programit të festivalit. Mbrëmja me Ponin shënoi kështu fundin e netëve të festivalit në Kalanë e Ali Pashës, por jo fundin e Porto Palermo Festival.
Festivali zhvendoset këtë javë në sheshin e Himarës, ku më 21 dhe 22 gusht publiku do të ndjekë dy netët e mëdha të mbylljes. Më 21 gusht, skena do të presë Bluebird Band, Dren Abazin dhe Shama Milan, ndërsa mbrëmja do të vijojë me DJ Unicorn dhe DJ Pashalimani.
Më 22 gusht, nata finale sjell Offchestra, Olen Cesarin dhe Carlos Paz, përpara performancave të DJ Unicorn dhe DJ Pashalimani. Dy netë që do të mbyllin zyrtarisht edicionin e gjashtë të Porto Palermo Festival, këtë herë në zemër të Himarës.
Nga muret shekullore të Kalasë së Ali Pashës, te sheshi i Himarës, Porto Palermo Festival vijon rrugëtimin e tij me muzikën si pikën e takimit mes artistëve, publikut, historisë dhe peizazhit të jugut.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 