Raportim Live

Portugali-Uzbekistan, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja.

90′- Akordohen 5 minuta shtesë.

87′- GOOOOOOL PORTUGALIA 5-0. “Luzitanët” pa mëshirë, shënojnë edhe të pestin. Leao shfrytëzon mjaft mirë një pasim nga e djathta duke çuar topin në trekëndëshin e portës.

74′- Ronaldo pranë golit të tretë personal. CR7 ndal topin mjaft mirë në zonë dhe godet fluturimthi por portieri arrin të presë me vështirësi.

60′- GOOOOOOL PORTUGALIA 4-0. Krosim perfekt nga korrnja, topi mbetet në zonë dhe është një autogol i lojtarëve të Uzbekistanit.

58′- Skemë perfekte nga Portugalia. Fernandes pason në një goditje dënimi për Ronaldon, me CR7 që ndalet në fund vetëm nga portieri.

55′- Shukurov vë në alarm mbrojtjen portugeze. Pasi driblon një lojtar, Shukurov godet nga jashtë zone por topi devijohet jashtë.

52′- Tenton Uzbekistani të shënojë. Sulmuesi i Uzbekistanit godet fort nga distanca por topi pritet pa problem nga portieri.

51′- Presion i Ronaldos tek portieri. Kundërshtari detyrohet të largojë topin jashtë.

45′- Fillon pjesa e dytë.

Portugali-Uzbekistan, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45′- Akordohen 6 minuta shtesë.

39′- GOOOOOOOOL PORTUGALIA 3-0. Ronaldo është i pandalshëm. Bruno Fernandes asiston për CR7 i cili përballë portierit nuk gabon duke ndalur topin në rrjetë.

29′- Uzbekistani ngushton diferencën por gëzimi zgjat vetëm për pak çaste. Sulmuesi i Uzbekistanit shënon një supergol por arbitri anullon golin për faull pas rishikimit në VAR.

17′- GOOOOOOOL PORTUGALIA 2-0. Nuno Mendes shënon supergol nga goditja e dënimit. U kujtua se do godiste Rolando, por mbrojtësi i surprizoi të gjithë duke goditur saktë dhe fort.

7’- GOOOOL PORTUGALIA 1-0! Vjen goli i parë i Cristiano Ronaldos. Sulmuesi shfrytëzon një krosim në zonë dhe e ndal topin në rrjetë. Ronaldo hyn kështu në histori si lojtari i parë që shënon në 6-të botërore.

4′- Rast mjaft i mirë për Ronaldon. CR7 nuk arrin të devijojë topin e krosuar nga e majta.

3′- Portugalia menjëherë në sulm. Krosim i rrezikshëm nga e majta por topi largohet nga mbrojtësir e Uzbekistanit.

0′- Nis sfida.

download app

Portugalia shkatërron Uzbekistanin, Ronaldo shënon dopietë dhe futet në histori

Portugalia: Costa, Mendes, Veiga, Dias, Cancelo, Vitinha, Neves, Felix, Fernandes, Neto, Ronaldo

Uzbekistan: Nematov, Khusanov, Abdullaev, Ashurmatov, Karimov, Khamrobekov, Shukurov, Nasrullaev, Fayzullaev, Ganiev, Shomurodov