“Love Island”, spektakli më i ndjekur i dashurisë i në mbarë botën, starton më 3 Shtator në ekranin e Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Ky projekt gjigand do bëjë bashkë të rinjtë në një vilë super luksoze në jug të Shqipërisë ku duhet të qëndrojnë të izoluar e të monitoruar nga kamerat. Për të vijuar rrugëtimin duhet të shoqërohen me një tjetër konkurrent, ku përveç çmimit të madh do fitojnë dhe dashurinë e jetës.
Për ata që aspirojnë ekranin do gjejnë në “Love Island” jo vetëm famën dhe suksesin e mëtejshëm por edhe dashurinë e jetës.
Publiku do ketë një rol të rëndësishëm për vendimet që do merren brenda vilës.
Në vilë do jenë beqarët më sexy të cilët do përballen me sfida të përgatitura për ta dhe në fund do shpallet çifti fitues.
Më 3 Shtator në Tv Klan në orën 21:00, për shikuesit do jetë një natë magjike dhe një aventurë e jashtëzakonshme. /tvklan.al












Botërori 2026 
