Barcelona do të udhëtojë drejt Baku për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sabah pa sulmuesin Lamine Yamal. Klubi katalanas ka konfirmuar se 19-vjeçari do të qëndrojë në Barcelonë për shkak të disa shqetësimeve të lehta në kaviljen e djathtë.

Vendimi u mor nga stafi teknik dhe mjekësor, të cilët zgjodhën të mos rrezikojnë gjendjen fizike të futbollistit për takimin e së mërkurës pasdite në Azerbajxhan. Lamine Yamal i kishte ndier për herë të parë shqetësimet në kavilje gjatë nxehmjes përpara ndeshjes së të dielës kundër Villarreal.

Pavarësisht këtij problemi, pasi mori trajtimin nga stafi mjekësor para fillimit të sfidës, ai e nisi takimin si titullar dhe luajti 90 minuta të plota.

Mëngjesin e kësaj të hëne, lojtari u paraqit në qendrën stërvitore të klubit, ku iu nënshtrua një kontrolli tjetër mjekësor përpara nisjes së seancës.

Pas vlerësimit të situatës, palët ranë dakord të veprojnë me kujdes dhe ta lënë futbollistin jashtë listës së udhëtimit me pjesën tjetër të skuadrës.

Mungesa e Yamal për trajnerin Hansi Flick pritet të kufizohet vetëm në përballjen me Sabah, pasi ai parashikohet të jetë rregullisht në dispozicion për sfidën e radhës në stadiumin “Riazor” ndaj Deportivo La Coruna.

/tvklan.al