Prokuroria nis verifikimin e kallëzimit të KLSH për Ministrin Gjiknuri dhe avokaten e shtetit
Prokuroria nis verifikimin e kallëzimit të KLSH për Ministrin Gjiknuri dhe avokaten e shtetit
Shpërndaje
15:51 16/10/2015Kallëzimi penal i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe avokaten e përgjithshme të shtetit Alma Hicka, i ka kaluar për verifikim Prokurorisë së Tiranës.Hetimet verifikuese të përmbajtjes së raportit të KLSH – së, që flet për një dëm prej 479 milionë eurosh të shkaktuar buxhetit të shtetit nga marrëveshja me CEZ do t’i kryejë Prokurorja Antoneta Sevdari.Ajo është e njëjta Prokurore që po heton Kastriot Ismailajn, administratorin e kompanisë DIA, i cili akuzohet se ka mashtruar kompaninë CEZ me 5 milionë euro.Nëse nga verifikimi do të dalin element të veprës penale, atëherë Prokurorja Sevdari do t’ia referojë ato Prokurorisë së Përgjithshme për ngritjen e akuzave.Si pjesë e verifikimit pritet të merren në pyetje edhe Ministri Gjiknuri edhe avokatja e shtetit, Hicka. Dy zyrtarët e lartë i kanë mohuar akuzat, kanë akuzuar KLSH – në se ka vepruar politikisht dhe i kanë kërkuar Prokurorisë t’u japë fund kallëzimeve politike.Prokuroria e Përgjithshme e regjistroi procedimin penal një ditë pas kallëzimit të KLSH – së.Sipas auditit të Kontrollit të Shtetit, në marrëveshjen me CEZ pala shqiptare ra dakord që të marrë një kompani të zotëruar më parë 100% nga vetë shteti shqiptar, pa asnjë dokumentacion në lidhje me shoqërinë CEZ .Kontrolli i Lartë i Shtetit ka arritur në përfundimin se kjo është bërë për të mbuluar provat në lidhje me keqmenaxhimin disa vjeçar të kompanisë CEZ.Tv Klan