Një tjetër qendër masazhi në kryeqytet që ofronte shërbime seksuale është zbuluar nga Policia e Tiranës.

Menaxheri i kësaj qendre, 35-vjeçari me iniciale F.H. është arrestuar nga policia, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 4 vajza për veprën penale të prostitucionit.

Hetimet për këtë rast janë zhvilluar prej disa muajsh dhe ka rezultuar se menaxheri i qendrës së masazhit rekrutonte vajza nëpërmjet njoftimeve në gazetë.

Ai i mashtronte ato me pretendimin se do t’i punësonte si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al