Qeveria këshillon njerëzit të braktisin qejfin

Dhjetëra punonjëse seksi në një nga lagjet më të mëdha me drita të kuqe të Tokios janë infektuar me koronavirus dhe tani kanë frikë se ato janë shkaktaret e rritjes se beftë të rasteve me Covid-19 që i kanë mbingarkuar spitalet japoneze.  

Intimiteti në këtë zonë argëtimi për të rritur, e bën pothuajse të pamundur hetimin në mesin e punonjëseve të seksit, për të gjurmuar personat me të cilët ato kanë patur kontakte, pasi ato refuzojnë të dëshmojnë.

Edhe njerëzit nuk duan të pranojnë që vizitojnë punëtorët e seksit pasi prostitucioni në Japoni teknikisht mbetet i paligjshëm.

Kabukicho gjithashtu përfshin krahas lokaleve ku ofrohet seks edhe shumë bare të mrekullueshme, restorante dhe dhoma ku këndohet karaoke të cilat janë të hapura që në orët e para të mëngjesit.

Rreth 300,000 njerëz vizitojnë çdo ditë 300 bizneset e lidhura me seksin dhe jetën e natës në këtë zonë në kryeqytetin japonez. Gjysma e infeksioneve me Covid-19 ditët e fundit në Tokio kanë qenë midis adoleshentëve dhe burrave deri në 40 vjeç.

Guvernatorja e Tokios Yuriko Koike u bëri thirrje njerëzve që të mos shkojnë në këto zona.

“Për momentin, unë dua që të rinjtë të mos shkojnë në dhomat karaoke, klubet e muzikës live, të shmangin frekuentimin e bareve dhe klubeve të natës që përfshijnë aktivitete argëtuese.”

Japonia ka 2,400 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 57 vdekje. Punonjëset e seksit i kanë kërkuar qeverisë të rishqyrtojë përjashtimin e tyre nga kompensimi për të punuar për shkak të mbylljes së shkollës, duke theksuar se ata janë ndër anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë.

Qeveria në Tokio ka prezantuar paketën ekonomike për të ndihmuar të prekurit nga kriza e koronavirusit. Ata që nuk kanë mundësi të punojnë deri më 30 Qershor marrin 38 dollarë në ditë.

Por qeveria ka vendosur të mos i mbulojë financiarisht vajzat që punojnë në industrinë e seksit një pjesë e të cilave janë të detyruara të punojnë nga shtëpia.

Kjo industri ka shërbyer si një mundësi e mirë për gratë e vajzat që kanë nevojë për të siguruar jetesën, veçanërisht në Japoninë rurale ku paga minimale është e ulët.

Klan Plus