Një paradë ushtarake nën sloganin “Forca e Unitetit” u mbajt në kryeqytetin serb, Beograd.
Parada u ndoq edhe nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed, anëtari i familjes mbretërore të Bahreinit Nasser bin Hamad, aktori Steven Seagal, si dhe lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.
Mbi 10 mijë trupa ushtarake parakaluan në këtë paradë, së bashku me mbi 2 500 lloje armësh si dhe pajisje ushtarake ku ranë në sy dronët dhe raketat.
Publiku pa të demostronin fuqinë ushtarake mbi 600 automjete, 70 avionë dhe 20 anije. Sistemet raketore izraelite “PULS” dhe mjetet ajror pa pilot “Hermes 900” iu shfaqën publikut për herë të parë.
Po ashtu mbi Beograd fluturuan edhe avionët luftarake “Rafale” të prodhimit francez së bashku me ato “MiG – 29”.
Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve nga rrëzimi i godinës të stacionit hekurudhor në Novi Sad muajin nëntor të vitit të kaluar.
Zyrtarët serbë thanë se kjo paradë ushtarake nuk kishte motive politike.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 