Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Aleksandar Vuçiç

Vuçiç takohet me djalin e Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Vuçiç tha se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale. “Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike...

Mars 11, 2025

Kurti: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 Shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit. Në një konferencë për mediat, në krah të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, Kurti ka deklaruar se shteti serb është përpjekur të dëmtojë subjektet rivale serbe. “Serbia orvatet që vendin tonë jo vetëm ta mbaj peng...

Mars 9, 2025
Rafineria e naftës së NIS-it në Serbi.

Vuçiç: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse janë shtyrë për 30 ditë. “Ne kemi pranuar një shtyrje për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiç në Instagram. Në letrën...

Shkurt 27, 2025

Pas sanksioneve të SHBA, Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz

“Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet”, njoftoi të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiç. “Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vjen në vendin tonë...

Janar 11, 2025
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Vuçiç do të vizitojë Moskën në Maj

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi të martën se do të vizitojë Moskën në Maj dhe kështu mund të realizojë vizitën e tij të parë në Rusi prej nisjes së luftës në Ukrainë. “Nëse nuk vjen fundi i botës, do të ishte nder i madh për mua që të jem në Sheshin e Kuq për përvjetorin...

Nëntor 19, 2024

Putin uron Serbinë për çlirimin e Beogradit

Serbia ka dëshmuar edhe një herë që po luan me dy porta, nga njëra anë synon integrimin në BE dhe nga ana tjetër nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Këtë sjellje të Beogradit e dëshmoi edhe urimi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi homologut Aleksandar Vuçiç, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të...

Tetor 20, 2024

Kasanof takohet me Vuçiçin në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në Beograd për situatën në rajon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof. “Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe Metohi dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”, ka shkruar...

Tetor 9, 2024
Ushtria Serbe

Beogradi demostron forcën ushtarake

Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan në aeroportin e Beogradit stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” ku u përfshinë më shumë se 6000 ushtarë, duke demostruar forcën ushtarake në rajon. Aty u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake të prodhimit vendas. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ushtria serbe është e para apo...

Shtator 21, 2024

Lajçak viziton Serbinë më 10 Shtator

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd më 10 Shtator. Lajçak do të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, konfirmoi Presidenca serbe. Diplomati sllovak shkroi më 8 Shtator në Facebook se do ta vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të...

Shtator 10, 2024

Daçiç: Serbia do t’i vazhdojë projektet me Kinën

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh Ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë projektet e përbashkëta me Kinën, si dhe bashkëpunimin në luftim të krimit transnacional. Duke folur në një Forum Global për Bashkëpunim në fushën e sigurisë publike, të mbajtur në Lianjungang, Daçiç tha se Serbia është duke punuar për të...

Shtator 9, 2024