Manifestime kundër ndryshimit të emrit dhe ligjit për shqipenDhjetëra mijëra njerëz mbështetën manifestimin kundër qeverisë në Shkup natën e të shtunës – siç duket edhe në këto pamje filmike.

Kristian Miçkovski, kreu VMRO-DPMNE-së në opozitë që organizoi protestën kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe zgjedhje të parakohshme.

Ai e akuzoi kryeministrin për tradhti. Paralajmëroi se nuk do të mbështesë në parlament ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, miratimi i të cilit kërkon edhe votat e opozitës. Edhe ligjin e gjuhës shqipe Miçkovski e quajti anti-kushtetues dhe tha se Maqedonia u takon maqedonasve.

Manifestuesit i përshëndeti përmes një video-konference, kryeministri populist i Hungarisë, Viktor Orban.

Mediat greke shkruajnë se “Republika e Maqedonisë Veriore” do të jetë emri i ri i ish-republikës jugosllave. Marrëveshja është arritur dhe pritet të nënshkruhet nga kryeministrat Cipras e Zaev. Por kryeministri maqedonas ka paralajmëruar se përpara se të hyjë  në fuqi, do të kërkojë mendimin e popullit me referendum për marrëveshjen.

Tv Klan