Shqiptarët vihen në radhë për t’u punësuar në mënyrë legale në Itali. Vetëm në kryeqytet në 5 ditë janë regjistruar 122 punëkërkues, ndërsa shumë të tjerë presin në radhë për të kryer këtë proces. Sipas specialistëve, shumica e aplikantëve janë meshkuj, ndërsa sektori më i kërkuar është ndërtimi.

Julinda Gjonja: “Tani kemi 122 aplikime. Pjesa më e madhe janë meshkuj, meshkuj të moshave nga 18-60 vjeç. Profilet ku ata janë, janë më shumë për ndërtim pjesa më e madhe e tyre, pastaj vjen turizmi, hoteleri-turizëm dhe pjesa e tretë është asistenca në familjen. Femrat karaketrizohen më shumë tek asistenca familjare, tek hoteleri-turizëm për profesionet e sanitares, të gjitha ca përmban hoteleria, pjesa tjetër pastaj tek industria tekstile kanë punuar në fabrikat tona të prodhimit të konfesioneve dhe kanë një eksperiencë pune në këto fusha”.

Ndryshe nga se shihet në listat e punëkërkuesve në Shqipëri ku numrin më të madh e zënë ata me arsim të ulët aplikantët për punësim në shtetin fqinj janë kryesisht me arsim të mesëm apo të lartë.

Julinda Gjonja: “Normalisht aplikantët për fushën e ndërtimit kanë më shumë arsimin profesional që mund të jetë për ndërtim, mund të jetë shkolla të ndryshme profesionesh. Për turizmin, hoteleri-turizmin janë me arsim të lartë pjesa më e madhe dhe për asistencën familjare janë me arsim të lartë infermieri kryesisht”.

Sportelet e aplikimit të çelura pranë zyrave të punës në 12 qarqe të vendit do të vazhdojnë procesin e regjistrimit deri në datën 10 Prill. Më pas 255 persona do të përzgjidhen për t’u trajnuar e më pas punësuar në Itali./tvklan.al

/tvklan.al