Në Farkë është hapur qendra rajonale për autizmin në Shqipëri, nisëm kjo e Fondacionit të Fëmijës shqiptar në cilën do të trajtohen fëmijët autikë dhe do të ofrohet asistencë për prindërit e tyre. Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” zonja Liri Berisha, e shoqëruar në ceremoninë e hapjes nga kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjera, foli për finalizimin e një strategjie kombëtare për autizmin.
Liri Berisha: “Kemi hedhur hapat e para drejt kërkimit shkencor dhe jemi drejt përfundimit të një strategjie kombëtare për autizmin në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe “Autisem Speak”. Ne dëshirojmë që ajo të jetë një strehë e ngrohtë për programet që ne kemi mbjellë dhe duam të rrisnim dhe të zhvillojmë fëmijët, do të marrin terapitë në ambientet e ndërtuara posaçërisht për ta. Prindërit do t’i shoqërojë por dhe do të përfitojnë duke qenë në qendër të vëmendjes sonë. Qendra do të shërbejnë për trajtime dhe edukimin e specialistëve të rinj dhe të studentëve.”
Presidenti i “Autisem Speak”Mark Roithmayer, e ka përgëzuar zonjën Berisha për punën e bërë në këto vite. Ai ka bërë të ditur se fondacioni për fëmijët shqiptarë ka mundur të fitojë dhe një projekt të bërë nga organizata që ai drejton, i cili synon trajnimin e prindërve dhe publikimin e një manuali shqiptar edukimi për prindërit, e shoqëruar kjo në një DVD praktike.
Mark Roithmayer: “Shqipëria e ka marrë këtë grand sepse prezantimi që bëri ishte i plotë, novator dhe i shkëlqyer, e njëjta gjë dhe për stafin e saj të mrekullueshëm dhe të dedikuar. Ky grand do të shërbejë për rritjen e ndërgjegjësimit, për trajnimin e stafit të nevojshëm profesional dhe për trajnimin e grupeve të prindërve.”
Domenic Scalione: “Ky është një misioni i mrekullueshëm që është bërë i mundur jo vetëm nga donacionet tuaja, por është bërë i mundur falë punës, zemrës, dhe përkushtimit të një zonje të madhe. Përkushtimi gjithë jetës së saj ka qenë mirëqenia e fëmijëve. Më lejoni tani të kthehem 17 vjet më parë kur takova presidentin e asaj kohe zotin Sali Berisha, i cili për mua vazhdon të jetë president. Shqipëria atëherë ka qenë ndryshe, kemi vetëm një jetë për të jetuar dhe duhet të lëmë diçka të mirë prapa.”
Nga kjo qendër do të përfitojnë më shumë se 150 fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe rreth 50 profesionistë në vit do të marrin paketat trajnuese. Qendra rajonale për autizmin në Shqipëri ka një kapacitet për trajnimin e rreth 200 fëmijëve. Për personat që kanë kontribuar në trajtimin e fëmijëve autikë në këtë ceremoni u shpërndanë dhe disa çmime./tvklan.al












Botërori 2026 