Qentë mësojnë të dallojnë dhe kuptojnë fjalët njësoj si humanët, duke na dëgjuar vazhdimisht, edukohen të përqëndrohen kryesisht mbi bashkëtingëlloret, aftësi kjo deri më tani e hasur vetëm tek njerëzit.
Kjo është vërtetuar nga një studim i publikuar në revistën “Science” nga një grup neuroshkencëtarësh dhe etologësh të Universitetit Lorand Eotvos në Hungari.
Rezultatet sugjerojnë që një përpunim efikas të të folurit nuk është domosdoshmërisht një rrjedhojë e aftësive gjuhësore unike dhe eksluzive të species humane.
Mjafton ekspozimi i rregullt ndaj të folurit për të rimodeluar funksionimin e trurit, edhe në një lloj gjitari tjetër që për nga ana evolutive është mjaft ndryshe dhe larg njeriut.
Eksperimentet janë kryer njëkohësisht tek njerëzit dhe katërputroshët më të dashur.
Rezultoi se njësoj si njeriu, edhe qeni bazohet tek bashkëtingëlloret dhe jo tek zanoret, për të identifikuar kufijtë e fjalëve.
Dhe kjo verifikohej jo vetëm tek qentë që ishin rritur në shtëpi dhe të ekspozuar ndaj komunikimit verbal e social, por edhe ndaj atyre që ishin endacakë.
Kjo do të thotë se të nxënit e të kuptuarit dhe gjuhës nuk është mekanizëm i lindur, por edukohet dhe zhvillohet nga skema te përsëritura, duke modeluar edhe trurin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 