Zbulohet një planet i ri jashtë sistemit tonë diellor. Është shumë i lehtë, pasi përllogaritet të ketë një masë sa gjysma e asaj të Tokës, dhe është mjaft i shpejtë, pasi rrotullohet rreth yllit të vet brenda 8 orësh. Është zbuluar falë teleskopit hapësinor Tess të Nasës dhe të dhënat janë analizuar nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, nën drejtimin e profesorëve të Institutit të Kërkimeve planetare të Agjensisë hapësinore gjermane.

Ka një diametër rreth 9 mijë km, është pra pak më i madh se Planeti Mars, është shkëmbor e mjaft i nxehtë. Sipas ekspertëve duket mjaft i ngjashëm me Mërkurin dhe ky zbulim është i rëndësishëm pasi është një hap përpara në kërkimin e një Toke të Dytë.

Është sigluar me emrin GJ 367 b dhe ylli i tij  ka dimension sa gjysma e Diellit tonë.

Ky planet, që është një ndër 5 mijë planetët e zbuluar deri më tani që janë jashtë sisitemit Diellor, ndodhet shumë pranë nësh, vetëm 31 vite dritë larg.

Zbulimi i 78 ekspertëve është publikuar në revistën ndërkombëtare Science.   

Klan News