Deri në fund të këtij viti 700 familje në të gjithë vendin do përfitojnë nga program i strehimit social ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm qeveria do të aplikojë 6 programe të reja për strehimin që nuk kufizohet vetëm tek banesat sociale por dhe tek qerat apo banesat e përkohshme për familjet e mbetura pa çati nga fatekeqësitë natyrore dhe banesat e veçanta për personat me aftësi të kufizuar.
Kryeministri që ishte pjesë e prezantimit të këtyre programeve dha detajet për çdonjërin prej tyre.
Ndërkohë vetëm vitin e ardhshëm rreth 7 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga skema e re e strehimit që parashikon jo vetëm rritjen e kufirit të të ardhurave për përfituesit por dhe kreditim të plotë me 0 interes për kategori të caktuara apo dhe ndihmë për pagesat për qiratë.
Rama kërkon nga bashkitë që të shfrytëzojnë 3 përqindshin që ju merret ndërtuesve si taksë për strehimin social.
E duke folur për bashkitë, Rama u ndal të flasë për kryebashkiakun e burgosur të Tiranës si një nga rastet e ralla brenda vendeve anëtare të këshillit të Europës që sipas tij duke mos u lejuar të drejtojë nga zyra e tij ka sjellë viktima të shumta, përfshirë dhe të pastrehët e krijuar nga tërmeti.
Premtimi elektoral i socialistëve vitin e shkuar ishte dhënia e një banese deri në 2030 për 50 mijë çifte të reja, premtim që Rama e ripërsërit ndërsa vë në dukje se gjatë 3 mandateve të para janë mbështetur thotë ai 30 904 mijë familje me banesa sociale apo kredi të buta.
/tvklan.al












Botërori 2026 