Qeveria shqiptare do të miratojë një amnisti për të burgosurit që kanë kryer vepra të lehta penale, duke u dhënë një shans për t’u rikthyer në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ministri i Drejtësisë tha se nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 380 persona, të mitur dhe gra, ndërsa ulet me 7% mbipopullimi në burgje.

Nga ky vendim nuk pritet të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda penale, përfshirë edhe të dënuarit për korrupsion.

Ministria e Drejtësisë bën me dije se në burgje sot ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët gjysma është e paraburgosur. Besfort Lamallari deklaron se kjo amnisti nuk është një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Kjo politikë e qeverisë, sipas Lamallarit, nuk bëhet për statistika dhe as në kurriz të të pamundurve, por është një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin.

Klan News

/tvklan.al