Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Paraburgim

Probleme shëndetësore në paraburgim, ndërron jetë në spitalin e Shkodrës 45-vjeçari

Probleme shëndetësore në paraburgim, ndërron jetë në spitalin e Shkodrës 45-vjeçari

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Shkodrës i paraburgosuri Eduard Koka, 45 vjeç. Policia njofton se rreth orës 06:30 të mëngjesit, 45-vjeçari i ka komunikuar punonjësit të Rolit Bazë në paraburgim se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermieret e turnit dhe është dërguar në Infermieri. Duke parë gjendjen e tij...

Qershor 7, 2024
“Ishte protestë shumë e ndezur”, Altin Hazizaj: Përfundova 43 orë në paraburgim si gazetar

“Ishte protestë shumë e ndezur”, Altin Hazizaj: Përfundova 43 orë në paraburgim si gazetar

Këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar Altin Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), i cili ka rrëfyer një moment delikat të jetës së tij, kur është arrestuar si gazetar. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në ’96-n dhe se ka qëndruar 48...

Prill 6, 2024
Janeva jep urdhra edhe nga paraburgimi

Janeva jep urdhra edhe nga paraburgimi

Dëshmon nënkryetarja e parlamentit Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva e cila është në paraburgim për shkak të rastit “Zhvatja”, ka dorëzuar letër deri te ekipi i prokurorëve special, ku ka kërkuar që të gjitha lëndët e PSP-së të dorëzohen në Prokurorinë Themelore Publike. Shkaku i kësaj kërkese është fakti që PSP-së i mbaron mandati më 15...

Shtator 4, 2019
Ndalohen zyrtarë të lartë të opozitës

Ndalohen zyrtarë të lartë të opozitës

Prokuroria Publike ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish-zyrtarëve të lartë shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 Prill 2017. Në mesin e të dyshuarve kryesor janë, ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Policia ka ndaluar ish-ministrin e Transportit, Mile Janakievski dhe ish-ministrin...

Shkurt 21, 2019
Durrës, helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Durrës, helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosurit janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve....

Janar 15, 2019
Video/ Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje. Dy të rinj në qeli pa prova!

Video/ Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje. Dy të rinj në qeli pa prova!

Dy të rinj, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, mbahen prej disa muajsh në paraburgim në Sarandë, të akuzuar nga Adnan Kaja për grabitje me dhunë. Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në 25 Janar të këtij viti dhe personat e sipërpërmendur kanë qenë duke pirë bashkë në lokal deri në mëngjes. Pamjet filmike tregojnë edhe momentin...

Korrik 9, 2018
Greqi/ Arrestohet një nga shqiptarët e arratisur nga paraburgimi

Greqi/ Arrestohet një nga shqiptarët e arratisur nga paraburgimi

4 ditë nga arratisja nga ambientet e paraburgimit në Athinë, arrestohet një nga 3 shqiptarët e shumëkërkuar nga policia greke. Në prangat e policisë ra 24-vjeçari Gertian Vrushaj, ndërsa në kërkim mbeten edhe 31-vjeçari Marjus Dedolli dhe 17-vjeçari Laske Gjikolli. Ata sharruan hekurat e qelisë që ndodhet në katin e dytë të ndërtesës dhe u...

Qershor 23, 2018
Maqedoni/ Lihen në paraburgim shumica e të arrestuarve për dhunën në Kuvend

Maqedoni/ Lihen në paraburgim shumica e të arrestuarve për dhunën në Kuvend

Gjykata Penale e Shkupit i ka caktuar masën e paraburgimit shumicës së pjesëtarëve të grupit të arrestuarve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 Prill. Ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov i është shqiptuar paraburgimi prej 30 ditëve, aq sa edhe 15 të tjerëve, zyrtarë të Qeverisë së kaluar të VMRO-DPMNE-së, po në...

Nëntor 29, 2017
Zjarr në ambientet e paraburgimit në Vlorë, dy gardianë dërgohen në spital

Zjarr në ambientet e paraburgimit në Vlorë, dy gardianë dërgohen në spital

Dy gardianë u lënduan lehtë pasi ambientet e paraburgimit në Vlorë u përfshinë nga flakët pasditen e kësaj të premteje. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve fillimisht ka pasur një konflikt fizik midis disa personave  me rekorde kriminale. Pasi është bërë izolimi i grupeve shokët e qelive në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të...

Prill 21, 2017
Marjan Levanti tenton të vetëvritet

Marjan Levanti tenton të vetëvritet

Marjan Levanti autori i plagosjes së trefishtë mbrëmjen e të premtes në Tiranë ka tentuar të vrasë veten ambjentet e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:20 minuta të mëngjesit të kësaj të diele në drejtorinë e policisë së kryeqytetit, ku ai po qëndronte deri në kohën kur do të dilte para gjykatës.  Sipas policisë...

Dhjetor 25, 2016